Lajme

Bedri Hamza premton më shumë përkrahje për bizneset e Mitrovicës

Autori: Islam Morina 23:06 | 25 September 2021

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë një vizitë disa bizneseve në Mitrovicë.

Hamza është shprehur se Mitrovica ka shumë biznesmenë të zotë, por se do të ketë edhe më shumë të tillë me përkrahjen përmes granteve investive që do ti ndajë ai pasi ta merr drejtimin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai po ashtu ka thënë se bizneset mitrovicase përballen me shumë sfida, por që do të përkrahen me masa konkrete për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

-Advertisement-

“Mitrovica ka shumë biznesmenë të suksesshëm. Por, do të ketë edhe më shumë, pas përkrahjes me grantet investive që do t’i ndajmë si Komunë e Mitrovicës.

Sot i vizitova kompanitë “Interplast Group”, “Rezalla”, “Kulla Electronics” dhe “Dedia Com”. Ua pashë profesionalizmin shembullor dhe përpjekjet për të qenë sa më mirë të furnizuara. Bizneset në Mitrovicë përballen me shumë sfida, por në qeverisjen time do të përkrahen me masa konkrete për zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre.

Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Bedri Hamza në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera