Bedri Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program: Në Zvicër merr sugjerimet e mërgimtarëve
Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 30 October 2024
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pasi ka marrë idetë dhe sugjerimet e qytetarëve nëpër komunat e Kosovës, punëtorinë e fundit për hartimin e programit qeverisës e ka zhvilluar me mërgatën në Cyrih të Zvicrës.
Hamza ka theksuar se dëshiron ta përfshijë mërgatën në qeverisje me ide dhe sugjerime konkrete të cilat do të ndihmojnë që ta bëjnë Kosovën më të mirë.
”Kam ardhë në Cyrih për ta bërë një punëtori bashkë me juve. Si Kryeministër i ardhshëm, për të ju dëgjuar se çka mundem unë të bëjë për diasporën. Diaspora nuk është vetëm për të votuar dhe për të dërguar para në Kosovë. Prandaj, unë do ta bëjë një program bashkë me juve si ta përfshijmë diasporën në qeverisje. Po dua me pa se çka është mirë në Zvicër që do të kishit mund ta bënit në Kosovë”, ka thënë ai.
Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie propozuan që të themelohet një qendër për integrimin e bizneseve të huaja në Kosovë dhe të mërgatës, t’u mundësohet të rinjve nga mërgata të kryejnë praktikë në Kosovë, të krijohet një bazë e sigurimit familjar me vlerë 150 euro në muaj, të bëhet digjitalizimi i shkollave, të rinjtë të aftësohen për t’i zotëruar ‘soft skills’, si dhe të ngritet vetëdija për barazi gjinore që ndër të tjera u garanton grave të drejtën në trashëgimi.
Hamza u zotua se si bartës i listës për zgjedhjet nacionale, do të përfshijë kandidatë të mjaftueshëm prej mërgatës për të garuar për zgjedhjet e ardhshme.
”Sepse e dua prezencën, zërin e deputetëve të diasporës në Kuvendin e Kosovës edhe në institucionet e Kosovës”, ka theksuar ai.
Gjatë dy muajve të fundit, kandidati i PDK-së për Kryeministër ka takuar qytetarë anekënd Kosovës, por edhe në mërgatë, që të marrë idetë dhe sugjerimet e tyre para se të hartoj programin qeverisës.
Të tjera
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...
-
Përfshihen nga zjarri disa lokale te “Pishat” në Sllatinë
y objekte, një minimarket dhe një lokal janë përfshirë nga zjarri sot rreth o...