Lajme

Bedri Hamza, në Shtime: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës, prodhimet bujqësore të sigurohen

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 October 2024

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes.

Hamza ka diskutuar me ta për përfshirjen e grave në tregun e punës, për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, sugjerimet e të cilëve do t’i përfshijë në programin qeverisës.

“Ju e dini më së miri se çka ju preokupon. Cilat janë brengat dhe problemet tuaja…”, ka thënë Hamza.

-Advertisement-

Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin ndërtimi i çerdheve, krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimit për të evituar bartjen e çantave të rënda për fëmijët, edukimi shëndetësor, sigurimi i prodhimeve bujqësore dhe të tjera.

Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza u zotua se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme, bujqve do t’iu shpaguhet mundi edhe kur prodhimet e tyre dëmtohen nga vërshimet, si dhe premtoi tabela digjitale për shkolla, në kuadër të reformës së thellë në arsim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera