Lajme

Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 12 January 2025

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij.

Hamza u ka kërkuar mbështetësve që ta ndajnë vizionin e tij me të tjerët, me familjarët, me shoqërinë, fqinjët dhe kolegët e punës.

Ai u ka kërkuar qytetarëve pjesëmarrje aktive në fushatë, që së bashku të punojnë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes.

-Advertisement-

“Ndajeni vizionin tonë edhe me të tjerët. Ndajeni me familjarët, me shoqërinë, fqinjët dhe kolegët tuaj të punës. Nuk po e kërkoj vetëm votën tuaj, por edhe pjesëmarrjen tuaj aktive.

Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes.

#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera