Lajme

Bedri Hamza: Na pret shumë punë për ta rikthyer Mitrovicën aty ku e meriton

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 23 September 2021

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se e pret punë e madhe për ta rikthyer Mitrovicën në vendin që e meriton si vatër e kulturës, motor i zhvillimit e qytet i kampionëve.

Hamza po ashtu ka thënë se Mitrovica bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve, kurse ai vetë do t’i bashkojë mendjet profesioniste në të mirë të qytetit, shkruan Gazeta Infokus.

“Mitrovica i bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, unë do t’i bashkoj mendjet e gjithë profesionistëve për të punuar sa më mirë për qytetin tonë.

-Advertisement-

E falënderoj kryetarin Memli Krasniqi për vizitën e sotme.

Na pret shumë punë për ta rikthyer Mitrovicën në vendin që e meriton, si vatër e kulturës, si motor i zhvillimit dhe si qytet i kampionëve.

Bashkë për Mitrovicën! 👍”, ka shkruar Bedri Hamza, në rrjetin social Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera