Lajme

Bedri Hamza mbjellen lule në hapësirat publike të qytetit

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 11 May 2022

Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së hapësirave publike në Komunën e Mitrovicës, sot ka filluar procesi i mbjelljes së luleve dekorative në hapësirat publike të qytetit.

Aksionit për mbjelljen e luleve iu është bashkuar kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, si dhe drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, njofton Komuna.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka thënë se mbjellja e luleve do t’i jap pamje të bukur hapësirave publike të qytetit të Mitrovicës. Po ashtu ai ka potencuar se do ti kushtohet vëmendje e veçantë mirëmbajtjes së ambienteve publike, mirëpo është e rëndësishme që këto lule dhe çdo hapësirë tjetër e gjelbëruar të ruhet dhe të mos dëmtohet.

-Advertisement-

Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike këto ditë në vazhdimësi do të përkujdeset për pastërtinë publike, mbjelljen e luleve, si dhe kositjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese në pjesë të ndryshme të qytetit, njofton tutje Komuna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera