Lajme

Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 22 November 2024

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur dje tubim në Rahovec, ku është zotuar se do ta bëj kyçjen e kësaj komune në autostradë.

Hamza ka thënë se pa përkrahjen e nivelit qendror asnjë komunë nuk mund të realizojë projekte të mëdha.

“Nuk ka komunë në Kosovë pa përkrahjen e nivelit qendror që mundet me kry projekte të mëdha. Nuk ka kapacitete financiare. Nuk mundet Rahoveci ta bëj kyçjen me autostradë. Kyçjen me autostradën ua bëj unë si kryeministër dhe Partia Demokratike”, ka premtuar Hamza.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se qytetarët e Rahovecit, ashtu si kudo nëpër Kosovë, si dhe bashkatdhetarët në diasporë po e duan një Qeveri më të mirë e cila e përmirëson mirëqenien e tyre.

“Nuk e kam problem unë partinë politike, për mua problem janë problemet tuaja, problemet e qytetarëve. Problem për mua është standardi i jetesës së një pensioneri, problem për mua është furnizimi me barna, është rritja e pagave. Për mua problem është përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera