Bedri Hamza: I kam dëgjuar shpërthimet në Veri, duhet kujdes prej të gjitha institucioneve

Autori: Gazeta inFokus
08:59 | 18 April 2022
Shpërthimet e krismat që ndodhën mbrëmë në veri të Mitrovicës i ka dëgjuar edhe kryetari Bedri Hamza.
Ai kërkon kujdes nga të gjitha institucionet duke u shprehur se “situata është e ndjeshme”.
Mbrëmë në Mitrovicën Veriore ka pasur shpërthime që sipas policisë kanë ardhë nga mjetet piroteknike, teksa krismat janë dëgjuar edhe në pjesën jugore të qytetit.
Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza tha se i ka dëgjuar edhe vetë këto krisma.
“I kena dëgju se unë qaty jetoj, jetoj në qendër të qytetit te cepi i urës. Janë dëgju normalisht që situata e sigurisë është mjaft e ndjeshme, duhet kujdes prej të gjitha institucioneve dhe secili ta kryej punën e vetë me përkushtim me përgjegjshmëri të lartë dhe me kujdes maksimal”, tha Hamza për Express.
Tutje, ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe se nuk është e lehtë me jetu në këto rrethana.
“Unë jam në kontakt me qytetarët, dal edhe në atë pjesë anej. Ata i kanë shqetësimet e tyre, për sigurinë e tyre, të pronës etj, nuk është e lehtë thjeshtë me jetu në ato rrethana, ata jetojnë që një kohë të gjatë. Edhe na jemi gjithmonë brenda kompetencave tona si komunë, se ne e dimë që kompetencat e pushtetit lokal në Mitrovicë në pjesën e territorit të komunës jugore janë të plota, por në territorin e komunave tjera ne mundemi me u solidarizu mi ndihmu gjithçka që është brenda kompetencat tona”, u shpreh Hamza.
Hamza shtoi se është në kontakt me organet e rendit dhe se vazhdimisht informohet për këto situata.
Policia ka thënë mbrëmë se krismat e dëgjuara në veri kanë qenë nga mjetet piroteknike.
Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një feste të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.
Kujtojmë se ditë më parë Policia e Kosovës është sulmuar nga granata dore, kallashnikov dhe mjete piroteknike në veri të vendit.
Goditja e parë ishte me thumba metalikë në rrugë.
E policia po dyshon se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë.
Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë zyrtar policor të lënduar.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...