Lajme

Bedri Hamza blenë karrige të reja

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 02 March 2018

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza nuk do ta ketë më problem tu bëjë vend mysafirëve. Këtë javë i ka ndarë 5,000 mijë euro për ti blerë karriga të reja sallës së takimeve, shkruan Infokusi.com

Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se Ministria e Financave karriget do ti blejë në kompaninë “Punto”, nga Fushë Kosova, e cila është zgjedhur më e lira në mesin e shtatë ofertuesve.

Sipas dosjes së tenderit, për këto karrige oferta më e shtrenjtë ishte 7,920 euro, ndërsa Hamza duket se e kishte planifikuar të shpenzonte edhe më shumë vetëm për ta pajisur sa më mirë këtë zyrë.

-Advertisement-

Në planin buxhetorë për këtë blerje thuhet të kenë qenë të parapara 9,500 euro./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera