“Bechtel-Enka” nuk i raporton Pal Lekajt për vonesat në autostradë
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 January 2019
Vet e gjobiti Kosovës 53 milionë europër vonesa në pagesa, por Bechtel-Enka nuk i raporton ministrisë për vonesat në autostradë
Pavarësisht afatit shtesë për përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, nuk ka arritur ta përfundojë segmentin e fundit të autostradës, i cili ishte paraparë të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2018.
Këtë vonesë të konsorciumit, e ka arsyetuar Ministria e Infrastrukturës ku në përgjigjet e dhëna për Jeta në Kosovë, nuk kanë fajësuar konsorciumin e as vetën, duke thënë se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike edhe pse për këtë gjë ende nuk kanë marr njoftim zyrtar.
“Afati shtesë i fundit që është kërkuar dhe për të cilën jemi dakorduar ka qenë 31 dhjetori i vitit 2018. Të gjitha punët për sa i përket lidhjes së urës 6 kilometërshe me trasenë e autostradës kanë përfunduar, nga sa është thënë jo zyrtarisht (dhe që po presim edhe raport zyrtarë) izolimi i urës dhe asfaltimi i saj nuk mund të ndodhë në këto temperatura çfarë po mbretërojnë këtyre ditëve të stinës së dimrit”, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të kësaj ministrie.
Madje, në lidhje me këto vonesa ministria tha se do të veprojmë sipas kontratës dhe po ashtu edhe nga ajo se si do të paraqiten arsyetimet zyrtare nga Kompania, nga njësia e tyre, por edhe nga organi mbikëqyrës që është Hill International.
“Masat do të jenë reciproke, nëse konfirmohet se ka pasur mundësi që të kryhen edhe punët e fundit në ketë projekt”, thuhet në përgjigje.
Gazeta jeta në Kosovë ka kërkuar sqarime edhe për pagesën e borxhit 53 milionësh ndaj Bechtel – Enka ku ministria thotë se pagesa do të përfundoj gjatë këtij viti.
“Pagesa për 53 milion eurot për të cilat ka marrë vendim Qeveria e Kosovës dhe që është autorizuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të kryer pagesën, do të përfundojë në qershor të këtij viti, kur është edhe afati i fundit për ketë shlyerjen e këtij obligimi kontraktual, mjerisht i shkaktuar nga neglizhenca e ish-Qeverisë”.
Gazeta Jeta në Kosovë, ka drejtuar pyetje edhe tek konsorciumi Bechtel – Enka, por nuk ka marr përgjigje për këtë çështje.
Ndarja e 53 milionëshit, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.
Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar lidhur me mënyrën se si janë ndarë këto të holla dhe kush ishte përgjegjës për këtë “dëm” ekonomik.
Në dokumentin e zbuluar nga Gazeta Jeta në Kosovë thuhet se aneks-kontrata e cila obligon qeverinë me 53 milionë euro shtesë është nënshkruar vetëm 18 ditë pas ardhjes në pushtet të qeverisë Haradinaj, konkretisht nga ministri Pal Lekaj.
Mirëpo, qeveria Haradinaj, në arsyetimin e saj, tha se ky dëm është bërë nga qeveritë paraprake dhe këta të fundit kanë qenë të detyruar të marrin këtë vendim.
Kontrata fillestare në vlerë 600 milionë euro ishte nënshkruar në vitin 2014 nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.
Të tjera
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbis...
-
Kércënoi tre gratë e familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi u raportua në polici...
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...