Lajme

“Bechtel-Enka” ende pa zgjidhje, shtyllat e autostradës vazhdojnë të mbesin të rrëzuara (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 15 July 2017

Punimet e kompanisë “Bechtel-Enka”, në autostradën Prishtinë-Shkup po vazhdojnë të hasin në probleme.

6 muaj më parë është raportuar se shtyllat e një ure në afërsi të Kaçanikut janë rrëzuar.

Ndërsa kompania ende nuk ka arritur ta gjejë një zgjidhje për vendosjen e këtyre shtyllave në po të njëjtin vend, pasi në pjesën ku po vendosen ato po shembet dheu, raporton lajmi.net.

-Advertisement-

Një lexues i lajmi.net është ankuar në lidhje me punimet e kompanisë “Bechtel-Enka”, duke thënë se kështu po rrezikohet jeta e qytetarëve.

“Ende pa përfunduar ura këmbët e saj janë duke u rrëzuar. Kush do të jap përgjegjësi nëse ndodhë ndonjë fatkeqësi”, ka pyetur qytetari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera