Lifestyle

Bebet që nuk ju lënë të flini natën janë shumë më të zgjuara

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 23 January 2019

Si prind i ri, me siguri se krejt çfarë dëshironi për beben tuaj është të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur.

Dhe, nëse bëhemi plotësisht të sinqertë, me siguri se dëshira juaj është që bebja të flenë tërë natën në mënyrë që të bëni gjumë të mirë,

Sidoqoftë, nëse bebja është duke ju zgjuar nga gjumi vazhdimisht me të qara, atëherë kjo mund të jetë shenjë e mirë – të paktën sipas shkencëtarëve.

-Advertisement-

Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Bristolit, bebet të cilat nuk flenë tërë natën janë më të mençura sesa ato të cilat flenë deri në mëngjes.

Këtë gjë e ka deklaruar profesori Peter Fleming, i cili në universitet punon në çështjen e shëndetit të bebeve dhe zhvillimit psikologjik.

Ai ka sugjeruar se bebet nuk janë të dizajnuara për të fjetur për periudha të gjata. Sipas tij nuk është gjë e mirë për beben ta bëjnë këtë dhe nuk ka ndonjë dëshmi që thotë se ato përfitojnë në rast se flenë më gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera