Rozë

Bebe Rexha zbulon të dashurin, këngëtarja nxjerr pamjet duke puthur një mashkull (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 September 2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës private. Në gjithë këto vite, ajo nuk është përfolur për ndonjë lidhje me dikë, duke e ruajtur me fanatizëm jetën private të saj.

Por së fundmi, duket se ka diçka të re në jetën e saj pasi prej muajsh paparacët kanë kapur disa fotografi të saj dhe një djali misterioz.

Bëhet fjalë për regjisorin e njohur Keyan Safyari, me të cilin aludohet se artistja shqiptare është në lidhje. Për herë të parë, Bebe Rexha ndau së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të sajin, ku shfaqet duke puthur një mashkull pranë një makine luksoze.

-Advertisement-

Ajo ka mbuluar fytyrën e mashkullit misterioz me një emoji në formë zemre dhe ka shkruar “Urime ditëlindjen beb”, në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo ka lënë fansat të aludojnë se 31-vjeçarja është në një lidhje serioze dhe mjaft e lumtur në krahët e mashkullit, që nuk preferon ende ta bëjë publik për mediat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera