Rozë

Bebe Rexha uron yllin e pop-it: E lumtur për ty mbretëresh, tani duhet të mbrojmë me çdo kusht

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 13 November 2021

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka uruar Britney Speras për lirinë që fitoi, pas 13 vitesh nën kontrollin e të atit.

“Urime mbretëreshë, e lumtur që fitove lirinë, por tani duhet të mbrojmë më çdo kusht”, shkruan Bebe Rexha në Instagram, krahas fotos që ka postuar me yllin e pop-it, Britney Spears.

Ndër të tjera Bebe rikujton fjalët motivuese që Brintey i ka thënë në fillim të karrierës së saj.

-Advertisement-

“Mbaj mend se sa e emocionuar isha kur të takova për herë të parë. Truproja jot më lejoi të hyja në dhomën tënde të ndërrimit dhe gjëja e parë që më the ishte se sa kompozitore e mrekullueshme që jam. Më preku shpirtin. Ikona ime, të cilën e pashë dhe u frymëzova gjatë gjithë jetës sime, më tha se isha një kompozitore e mrekullueshme. Ky ishte një moment historik. Jam e lumtur që je e lirë, por tani duhet të të mbrojmë me çdo kusht. Të dua”, shkruan Bebe në Instagram.

Ndërkohë, Britney Spears e ka përshkruar përfundimin e marrëveshjes ligjore, që lejonte të atin ta kontrollonte në shumë aspekte të jetës për 13 vjet si “ditën më të lumtur për të”.

“Më duket se do qaj nga gëzimi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, pasi gjykata në Los Anxhelos i dha fund kontratës, për mes të cilës babai i Britney Speras mbante kujdestarinë e 39-vjeçares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera