Rozë

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 18 October 2019

Bebe Rexha ka zbuluar së fundmi se jeta e saj s’ka qenë aq e thjeshtë para fames.

Në një postim në “Instagram” këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka treguar edhe një episod tepër të sikletshëm nga adoleshenca.

Bashkëngjitur me një foto të saj, Bebe shkruan se një vajzë në shkollë e quante çdo ditë të shëmtuar dhe askush nuk bënte asgjë për këtë.

-Advertisement-

Madje, as mësuesit të cilëve i kishte kërkuar ndihmë.

“Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës. Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin.

Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë.

Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt”, janë fjalët e Bebe Rexhës në postimin e saj.

View this post on Instagram

Curvy & Classy

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera