Rozë

Bebe Rexha shpërthen në lot teksa kujton ish-të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 31 July 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shpërthyer së fundmi në lot dhe ka konfirmuar se është ndarë me të dashurin e saj prej shumë kohësh.

33-vjeçarja ishte në mes të një koncerti në Londër kur njoftoi se i kishte dhënë fund gjërave me të dashurin e saj, producentin Keyan Safyari, 38 vjeç.

“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, i tha ajo turmës përpara se të performonte baladën e saj emocionale, “Atmosphere”.

-Advertisement-

Kënga përmban tekste emocionale, si: “Nuk mund të fajësoj veten që kam humbur brenda premtimit për ty dhe nuk mund të të fajësoj që po largohesh”.

Më vonë ajo madje bëri shaka me publikun se po kërkonte një “të dashur të ri”. Ndarja nuk është një surprizë e madhe, pasi Rexha së fundmi u bë virale për zbulimin e teksteve të supozuara mes çiftit, në të cilat Safyari ankohej për shtimin e saj në peshë.

Ylli i muzikës ndau një pamje të një mesazhi me tekst në rrjetet sociale pa asnjë kontekst, dhe ajo u bë shpejt virale. Fotografia nuk është më e disponueshme në mediat e saj sociale, por u bë virale në “Twitter” falë llogarisë së kulturës pop PopCrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera