Rozë

Bebe Rexha reagon ashpër ndaj futbollistit të martuar që tentoi ta joshte

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 29 December 2018

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar një pjesë të bisedës me një futbollist që ka tentuar ta joshte përmes mesazheve telefonike.

Në një seri postimesh pas mesazhit, Bebe ka shkruar në Instagram se dërguesi është futbollist i martuar dhe e ka porositur që të përqendrohet në familjen e tij dhe në sportin që luan.

“A keni ju djem që gjithmonë hyjnë e dalin nga jeta juaj. Ata janë mashtrues, humbin kohën tuaj”, ka shkruar Bebe në Instagram.

-Advertisement-

“Je i burrë i martuar dhe ke tre fëmijë. Bëhu rol model dhe luaj sportin e më lërë rehat”, ka shkruar më tej këngëtarja shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera