Rozë

Bebe Rexha ndan momente private me të dashurin e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 27 November 2020

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re me regjisorin, Keyan Safyari. Ditën e djeshme, Bebe dhe partneri i saj kanë qenë në një darkë me miq të përbashkët. Dhe sigurisht këngëtarja nuk vonoi të ndante me fansat disa momente romantike me të.

Ajo duket shumë e lumtur, teksa më pas i buzëqesh kamerës, duke u bërë kështu me dije ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.

Bebe së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në “American Music Awards”, ku së bashku me reperen Doja Cat interpretuan hitin e tyre më të fundit live, “Baby, I’m Jealous”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera