Rozë

Bebe Rexha me tjetër rekord muzikor

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 26 October 2018

Këngëtarja Bebe Rexha ka një vit që po gëzon suksesin me “Meant to be”, që e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Ajo ka treguar se projekti i saj ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës. Përveç faktit se ka 608 milionë klikime në Youtube, Rexha tregon se kënga ka një vit që qëndron në listën e këngëve më të dëgjuara, në Billboard Hot 100.

Për këngëtaren e njohur, ky është sukses tepër i rëndësishëm pasi është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në Billboard.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera