Rozë

Bebe Rexha kujton takimin e rastësishëm me Rihannën, kur punonte si shitëse në një dyqan kozmetike

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 19 June 2018

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kishte nisur të punonte në moshën 18 vjeçare.

Në atë kohë po punonte në një dyqan produktesh grimi në New York, teksa rastësisht do të takonte një këngëtare me famë botërore me të cilën do të bashkëpunonte në të ardhmen.

-Advertisement-

Foto: Getty Images

Bëhet fjalë për Rihannën, për të cilën Rexha ka kompozuar këngën e famshme “The Monsters”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Eminem.

“Po nisesha për të ngrënë drekën atë ditë, dhe dikush më bërtiti, Rihanna po vjen drejt teje”, ka thënë së fundmi Bebe Rexha në një intervistë për BBC.

“E lashë drekën time dhe vrapova – dhe papritmas ajo ishte përballë meje. E mrekullueshme, e mrekullueshme, e mrekullueshme në jetën e vërtetë. Mebeta dhe thashë, ‘Woooow’, ajo është shumë e bukur”, ka treguar ajo më tej.

“Të gjithë po e shqetësonin duke dashur të bënin fotografi me të. Dhe unë u thosha, ‘Lëreni të qetë, lëreni të blejë grimin e saj në qetësi, dhe më lejoni të flas me të përderisa ajo po bën blerjet”, ka treguar Bleta për takimin e saj të parë me Rihannën.

Pas debutimit të saj si kompozitore, Bebe Rexha e dëshmoi veten edhe si këngëtare duke publikuar disa këngë të cilat do të bëheshin hite, dhe tani kryeson top listat botërore.

Foto: Getty Images

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera