Rozë

Bebe Rexha “kopjon” Rina Balajn, dhe reperja ka diçka për t’i thënë

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 12 November 2020

Bebe Rexha së fundi ka ndryshuar përsëri stilin e flokëve, duke i bërë dy ngjyra bashkë, të kuqe dhe te zezë.

Ndryshimin e kanë mirëpritur adhuruesit e saj të cilët e komplimentuan këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare për “guximin” qëka për të eksperimentuar me pamjen.

-Advertisement-

Por jo vetëm fansat e saj e kanë bërë këtë, ishte reperja kosovare, Rina Balaj e cila e ka komentuar stilin e ri të flokëve të Bebes duke thënë se ishte ajo që më parë kishte një stili identik me këngëtaren shqiptaro-amerikane.

Madje Rina ka publikuar një fotografi të vetën duke i vënë datën sipër për të dëshmuar që ajo kishte këtë ngjyrë që nga muaji qershor.

“A s’osht emocionuese kur ki mendimet e njejta me Bebe Rexhen?”, ka shkruar Rina duke e postuar poashtu fotografinë e Bebes në InstaStory./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera