Rozë

Bebe Rexha me grimin më të mirë në ceremoninë e mbrëmshme

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 29 January 2018
Ceremonia e ndajres së çmimeve “Grammy” ka marrë vëmendjen e medieve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Kjo ceremoni u mbajt në Nju Jork, ku mblodhi emrat më të njohur të botës së shoubizit, shkruan lajmi.net.

Këtë vit, pjesëmarrëse në këtë event ishin Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat morën lëvdata për  paraqitjen e tyre.

Rita Ora u cilësua në mesin e personazheve të veshura më së miri në “Grammy Awards”, por Bebe Rexha po vlerësohet për një tjetër elemtent.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për grimin, për të cilin u kujdes grimeri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanocit, i cili e bëri këngëtaren të shkëlqejë në event.

Sipas revistës “Allure”, Bebe Rexha është renditur ndër femrat me “look-un” më të mirë në tapetin e kuq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera