Rozë

Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur: M’u desh të shkoja në terapi/Pamje

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 24 May 2024

Bebe Rexha po ndihet e sigurt dhe vetvetja.

Këngëtarja shqiptare publikoi këngën e saj të re “Chase It (Mmm Da Da Da)” të premten, më 17 maj, dhe kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës – më pak se një vit pas albumit të saj të fundit, ‘Bebe’.

Bebe rrëfeu se ka bërë psikoterapi dhe ka punuar për t’u fokusuar në “gjërat që e më bëjnë atë të lumtur.”

-Advertisement-

“Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë shumë nëse do kisha bërë pushim”-ka thënë 34-vjeçarja në një intervistë për People. Ajo u nda nga ish-i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar. “Unë thjesht u fokusova në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.

Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk e kam kërkuar këtë. Unë jam duke u fokusuar te vetja, dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese.

Kam kaluar aq shumë në 10 vitet e kaluara që njerëzit nuk e dinë, dhe ndihem sikur më në fund jam në paqe me shumë gjëra. Më në fund ndihem e emocionuar dhe e gjallë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera