Lajme

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 24 July 2024

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë. E pritur me entuziasëm për të performuar në ‘Sunny Hill Festival’, ajo vjen e shoqëruar nga prindërit e saj Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.

34-Vjeçarja është mirëpritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka shpërndarë edhe një foto me Beben në ‘Instagramin’ e saj ku shkruan:
“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!

Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!”

-Advertisement-

Rexha ka takuar edhe mjaft personazhe të njohur të Kosovës si Valdrin Sahiti, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviq. Nuk mund të harrojmë faktin se Bebe ka provuar të flasë edhe shqip me të gjithë ata që ka takuar.

Në rrjetin e saj ‘Instagram’ këngëtarja ka ndarë disa postime nga nata e parë në Prishtinë dhe ku shkruan përbri postimit se 24 orët e saj këtu kanë qenë një ëndërr.

Bukuroshja nuk ka nguruar të shtojë se do të vizitojë edhe vendin e saj të origjinës, Dibrën, pasi kanë një sebep familjar atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera