Rozë

Bebe ka zgjedhur me kënd të martohet, do të jetë djalë shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 06 December 2019

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar!

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe iu përgjigj një sëri pyetjesh lidhur me jetën e saj personale dhe karrierën.

-Advertisement-

E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”.

“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, – tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”

Intervistën e parë në Shqipëri të Bebe Rexhës e gjeni në linkun e mëposhtëm:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera