Rozë

Beatrix Ramosaj shfaqet atraktive në pozat me bikini, teksa prezanton pamjen e re

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 03 September 2021

Ndonëse jo aq aktive në muzikë, Beatrix Ramosaj është gjithmonë në qendër të vëmendjes, e kjo kryesisht për shkak të postimeve që bën në rrjetet sociale.

Këngëtarja të njëjtën gjë e ka arritur edhe së fundmi, derisa publikoi imazhet e reja në llogarinë e saj të Instagramit.

Ajo në paraqitjen e radhës u shfaq me flokët bionde, duke sjellë një freski në pamjen e saj, e që edhe ajo dukej e lumtur me këtë ndryshim.

Beatrix shihet në disa poza në bikini ngjyrë rozë, ku përveç ndryshimit të flokëve, vëmendje morën edhe linjat e saj të trupit.

-Advertisement-

Edhe komentet nga ana e miqve të saj dhe fansave nuk kishin si të mungonin, të cilët e komplimentuan për dukjen e re dhe atraktive. Vet ajo shkroi “Biondina më e re në qytet”.


Sa i përket karrierës muzikore, pas një pauze të gjatë, Beatrix kohë më parë u rikthye me një projekt të ri.

Kënga me titullin “By my side”, u publikua në muajin qershor të këtij viti dhe u prit mjaft mirë nga fansat e këngëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera