Rozë

Beatrix kërkoi të dalë nga shtëpia, Donaldi: Ja ku është dera

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 21 December 2021

Së fundi Beatrix ka qenë në një gjendje shumë të rënduar psikologjike brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, duke kërkuar madje që të largohet nga shtëpia. Ndërkohë, banorët janë munduar ta qetësojnë dhe t’i qëndrojnë pranë.

Nga ana tjetër, Donaldi i ka thënë se dera është e hapur dhe se mund të dalë kur të dojë, duke shtuar se nuk do që ajo të dorëzohet.

Biseda mes tyre:

-Advertisement-

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb. Asgjë!

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë.

Beatrix: Nuk dua të fle.

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi.

Beatrix: Po ik ti.

Donald: Jo, si të iki unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok.

Beatrix: Nuk më duket aq ok.

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok.

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë.

Beatrix: Po do mendoj.

Donald: Supozohej, lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok! Me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë, nuk ta shpjegoj dot.

Donald: Po as unë se ndiej.

Beatrix: Jam ndryshe, ça të bëj të rri kot?

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu.

Beatrix: Normal.

Donald: Dera aty është dil kur të duash. Po të duash dil e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera