Rozë

Beatrix e Einxhel bëjnë deklaratat e papritura për njëra-tjetrën

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 10 May 2022

Një marrëdhënie me ulje-ngritje ka qenë ajo e Einxhel Shkirës dhe Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Shoqëria mes vajzave u ndikua shumë nga tensionimi i Einxhel kundrejt Donaldit, një histori që degradoi në akuza personale, shkëndijat e së cilës nuk janë shuar ende.

Pas ndarjes së menjëhershme të Donald dhe Beatrix, shumëkush i kujtoi deklaratat e Einxhel që brenda shtëpisë nuk besonte aspak në ndjenjën e tyre.

-Advertisement-

Dhe më në fund, akujt janë shkrirë edhe publikisht.

Beatrix ka bërë deklaratën e papritur për Einxhel në Tëitter ku mes tjerash shprehet:

“Einxhel ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte. Ne kemi gabimet tona por në fund çfarë vlen janë qëllimet e mira prapa tyre. E dua me gjithë zemrën. Ne jetojmë dhe mësojmë, kjo është moto”.

Nuk ka munguar replika nga Einxhel që ka deklaruar:

“”Unë vetëm doja të jesh e lumtur dhe këtë e doje për mua gjithashtu. Jam e sigurtë për këtë sepse e kam parë në sytë e tu qindra herë. Dhe kjo është çka vlen për mua tash”.

Biseda është përmbyllur me Trixën që është shprehur se do ta përqafojë shumë në këto momente Einxhelin./Prive.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera