Rozë

Beatrix apo Behixhe, Rron Gjinovci del me një shpjegim për emrin e këngëtares kosovare

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 04 January 2022

Në debatin për emrin e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosajt, është përfshirë edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Dje në media u raportua se emri i saj i vërtetë është Behixhe. Ky raportim u mohua nga familjarët e këngëtares. Madje, nëna e saj, publikoi edhe një foto të pasaportës së vajzës, ku figuron se emri i saj është Beatrix.

Sipas Rron Gjinovcit, emri i saj është sipas Mbretëreshës së Holandës, ku edhe ka lindur Beatrix Ramosaj.

-Advertisement-

“Beatrix Ramosaj u lind në vitin 1994 në Groningeng të Holandës. Në atë kohë mretëresha e Holandës ka qenë Beatrix. Emrin e paska sipas mbretëreshës. Besoj që këtu mbyllet diskutimi për vërtetësinë e emrit të Ramosajt. Pres falenderime për shuarjen e këtij ankthi që e përjetuam të gjithë”, ka shkruar Gjinovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera