BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 12 July 2024
Platforma X e miliarderit, Elon Musk, po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara dhe po shkel rregullat e përmbajtjes të Bashkimit Evropian, tha Brukseli më 12 korrik, njoftim që mund të çojë në gjoba të majme.
Rregullatorët e BE-së nuk janë të kënaqur me sistemin e verifikimit të llogarive në X, nën pronësinë e Muskut, pasi që kushdo që ka abonim premium mund të verifikojë llogarinë.
Më herët, para se Musk të blinte platformën – që paraprakisht quhej Twitter – llogaritë e verifikuara ishin të rezervuara për liderët, kompanitë dhe gazetarët, pas miratimit.
Vërejtja zyrtare ndaj platformës X është e para që bëhet sipas Aktit të shërbimeve digjitale (DSA), një ligj që detyron kompanitë digjitale të bëjnë më shumë për të kontrolluar përmbajtjen online.Vërejtja u bë pasi rregullatorët nisën një hetim dhjetorin e vitit të kaluar.
X bëhet kompania e tretë që përballet me vërejtje të BE-së për shkelje të rregullave të reja, pasi Brukseli paralajmëroi kompanitë Apple dhe Meta që të ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë ose do të përballen me gjoba masive për shkelje të ligjit të dytë të njohur si Akti i tregjeve digjitale (DMA).
Musk e bleu platformën e mediave sociale Twitter në tetor të vitit 2022 dhe më pasi ai ndryshoi emrin.
Por, planet e tij për kompaninë X e kanë përplasur me BE-në, pasi blloku dëshiron që kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë për të mbrojtur përdoruesit online dhe të rrisin konkurrencën në sferën digjitale.
Tani, Komisioni Evropian në vlerësimin fillestar për platformën X tha se kompania “po shkel” DSA-në, duke argumentuar se rrjeti social “po mashtron” përdoruesit me rregullat për verifikimin e llogarive.
“Pasi që kushdo mund të abonohet dhe të marrë statusin e ‘verifikimit’, kjo ka efekte negative në aftësinë e përdoruesve që të marrin vendime të lira dhe të mirinformuara për autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilët ata ndërveprojnë”, u tha në deklaratë.
“Ka dëshmi se një gjë e tillë motivon aktorët dashakeq që të abuzojnë me ‘llogaritë e verifikuara’ për të mashtruar përdoruesit”, u tha në deklaratë.
KE-ja po ashtu akuzon kompaninë X se ka dështuar të respektojë rregullat sa i përket transparencës së reklamimit, pasi kompania nuk ofron një bazë të të dhënash “ku mund të bëhen kërkime dhe që është e besueshme”.
Po ashtu, blloku thotë se kompania e Muskut nuk u ka dhënë qasje hulumtuesve në të dhëna publike.
“X tani ka të drejt të mbrohet. Por, nëse vlerësimi ynë konfirmohet, ne do të vendosim gjoba dhe do të kërkojmë ndryshime të mëdha”, tha zyrtari i lartë i BE-së për fushën digjitale, Thierry Breton.
Sipas DSA-së, gjobat mund të shkojnë deri në 6 për qind të fitimeve vjetore të një kompanie në mbarë botën dhe ta detyrojë atë të bëjë ndryshime për të adresuar shkeljet.
X mund të analizojë vërejtjet e BE-së dhe të mbrojë veten.
Sipas rregullave, nuk ka afat kohor se sa mund të zgjasë një hetim.
X është një prej 25 platformave të mëdha online me mbi 45 milionë përdorues aktivë në muaj në 27 shtetet e BE-së./REL

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...