Lajme

BE: Ura e Ibrit, çështje e dialogut – palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme të pakoordinuara

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 23 July 2024

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar sot se rihapja e urës në Ibër, për Bashkimin Evropian, është çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të negociatave.

“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë”.

”BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, tha Stano.

-Advertisement-

Siç shton ai, citon kosovo-online, të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për urën në Ibër, duhet të zbatohen plotësisht.

Stano po ashtu ka deklaruar se teknikisht ka përfunduar puna për rivitalizimin e urës në Mitrovicë, por edhe rrethinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera