Lajme

BE, u arrit marrëveshja e racionimit të gazit: Si do të funksionojë?

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 27 July 2022

Pavarësisht kundërshtive, vendet e bllokut europian arritën një marrëveshje për kursimin e gazit natyror mes kërcënimeve të Rusisë për ndërprerje të furnizimeve gjatë sezonit të dimrit.

Ministrat e energjisë i dhanë dritën jeshile një projektligji që synon uljen e konsumit të gazit me 15 për qind nga gushti deri në mars. Ligji i ri parasheh hapa vullnetarë të vendeve për të reduktuar konsumin e gazit, por që në një situatë urgjente, blloku 27-anëtarësh mund të marrë edhe masa të detyrueshme.

“Në hodhëm një hap gjigand përpara drejt sigurimit të furnizimit me gaz për qytetarët dhe ekonomitë tona. Dimri po vjen dhe ne nuk e dimë se sa ftohtë do të jetë. Por ajo që dimë është se Putini do të vazhdojë lojërat e tij të pista, duke keqpërdorur dhe shantazhuar me furnizimet e gazit.”- tha ministri çek i energjisë Jozef Sikela.

-Advertisement-

Të hënën, kompania ruse e energjisë “Gazprom” njoftoi kufizim të furnizimeve të BE-së përmes gazsjellësit Nord Stream 1 me 20 për qind, cka rriti shqetësimet se presidenti rus Putin do të shfrytëzojë gazin për të sfiduar qëndrimin e bllokut ndaj luftës në Ukrainë.

Por si do t`ia dalë BE-ja ta vërë në jetë këtë plan? Vendet e bllokut mund të zgjedhin mënyrën e racionimit të gazit, për sa kohë që mbrojnë furnizimet për familjet.të parët që do të ndiejnë pasojat e këtij shtrëngimi, janë përdoruesit industrialë; fabrikave mund t’u jepen objektiva për të reduktuar ngrohjen dhe ftohjen.

Konsumatorët janë të mbrojtur, por do të përballen dhe ata me disa masa. Autoritetete Bashkimit Europian po u bëjnë thirrje qeverive të nisin fushata për të inkurajuar njerëzit të kursejnë energjie elektrike si për shembull duke mos lënë dritat ndezur e duke reduktuar përdorimin e kondicionerëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera