BE tregon se çfarë u fol në darkën e shtruar nga Borelli për liderët e Ballkanit Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus
09:39 | 12 May 2022
Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin e tyre evropian.
Kështu është thënë në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet evropiane, pas një takimi joformal që ka realizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë komunikatë është thënë se takimi ka qenë rast për të shkëmbyer mendimet rreth sfidave në rajon dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
“Fokusi në takimin e të mërkurës, 11 maj, ishte ndikimi global dhe rajonal i luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj, dhe si munden së bashku BE-ja dhe partnerët nga Ballkani Perendimor të adresojnë dëmet dhe pasojat e kësaj lufte, si në çmimet e ushqimit dhe energjisë, ashtu edhe në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në këtë komunikatë.
“Përfaqësuesi i lartë Borrell ka mirëpritur mbështetjen e plotë të partnerëve nga Ballkani Perëndimor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutat lidhur me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Përfaqësuesi i lartë i ka njoftuar për përgjigjen e BE-së në mbështetje të Ukrainës, përfshirë edhe masat restriktive që kanë për qëllim kufizimin e aftësive të Kremlinit për të financuar luftën. Ai ka përsëritur rëndësinë e përshtatjes me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, si element qendror në rrugëtimin evropian” thuhet më tej në komunikatë, duke shtuar se “liderët kanë konfirmuar përkushtimin e tyre strategjik për integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal”
Deri më tani, Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
BE-ja ka paralajmëruar se diskutimet me vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel të ministrave të Jashtëm.
Pjesëmarrës në darkën në Bruksel ishin: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Kosova është përfaqësuar në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara./REL

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































