Lajme

BE “tërhoqi” 28 milion euro nga Porti i Durrësit, ambasadorja sqaron vendimin

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 25 November 2022

Ndonëse qeveria e ka kaluar dje në parlament miratimin për projektin e transformimit të Portit të Durrësit, Bashkimi Europian ka tërhequr grantin e planifikuar për zhvillimin e projektit.

Bëhet fjalë për një grant prej 28 milionë euro të planifikuar për këtë projekt nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku përmes tij planifikohej rikonstruksioni i kalatave 1 dhe 2 i terminalit Perëndimor të Portit të Durrësit.

Një ditë pasi u bë piublik lajmi për anulimin e grantit vjen një reagim nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.

“Përgjigjia është e thjeshtë sicc e kemi dhënë dhe disa ditë më parë. Sa herë ka ndryshim të kushte të investimeve, ndryshim të granteve të investimeve, kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet e tjera për t’u bërë”, tha ambasadorja.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi marrëveshjen për realizimin e projektit, në seancën e së enjtes, e cila zgjati rreth 14 orë. pas mesnate u miratua Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar.

Të tjera