Rajoni dhe Bota

BE shtyn vendimin për miratimin e vaksinës së BioNTech dhe Pfizer

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 01 December 2020

Agjencia Evropiane e Barnave refuzoi kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike, BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer për miratimin e vaksinës kundër coronavirusit.

Agjencia Evropiane e Barnave do të japë mendimin e saj për vaksinën në takimin e 29 dhjetorit dhe pas kësaj, ai do t’u përcillet vendeve anëtare për miratim, shkruan financialtimes.

Kjo potencialisht vonon shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Evropian deri në fillim të vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Vlerësimi i vaksinës së rivalit, Moderna është shtyrë për 12 janar të vitit të ardhshëm.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi më parë se vaksinimi në atë vend mund të fillonte para fundit të këtij viti, por pas kërkesës së refuzuar, ai i ridrejtoi parashikimet në fillim të vitit të ardhshëm. “Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar” tha ai.

Vaksina nuk do të jetë në dispozicion për popullatën e gjerë deri në fillim të verës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera