Lajme

BE-së i vjen keq që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 27 March 2023

Bashkimi Evropian ka thënë se i vjen keq që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.

Në një deklaratë për Paparacin të hënën, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se zgjedhjet janë gurthemeli i demokracisë.

“Duke qenë se zgjedhjet janë gurthemeli i demokracisë, BE-ja ka nënvizuar gjithmonë rëndësinë e përfshirjes në to”, ka thënë Stano, raporton Paparaci.

-Advertisement-

Zëshënësi i BE-së ka deklaruar se Bashkimit Evropian i vjen keq për vendimin e Listës Serbe për sabotimin e zgjedhjeve.

“BE-së i vjen ke që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën e saj demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje të pjesshme”, ka thënë Stano.

Stano ka deklaruar se “garancia që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, ka thënë ai.

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, ka njoftuar të enjten se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës, për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka skaduar më 22 mars.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por vetëm u janë konfirmuar kandidaturat atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

Prej vitit 2013, kur është formuar, Lista Serbe ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera