Rajoni dhe Bota

BE rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme anti-COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 13 August 2020

Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

“Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milionë dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, saktësoi KE në një njoftim për shtyp, raporton ATSh.

KE dhe kompania amerikane pritet të zhvillojnë ende negociata në lidhje me kontratën e parashikuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera