Rajoni dhe Bota

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 31 July 2020

Bashkimi Evropian ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus.

Komisioni Evropian, që ka negociuar këtë marrëveshje, ka thënë se do t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive.

2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që bota vazhdon të përballet me pandeminë.

-Advertisement-

Teksa të dhënat zyrtare tregojnë se masat e izolimit kanë shkaktuar tkurrje shkatërruese ekonomike prej 12 për qind në BE në çerekun e dytë të këtij vitit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se blloku evropian është duke bërë gjithçka për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Ne jemi duke zhvilluar diskutime të avancuara me disa kompani”, ka thënë ajo përmes një deklarate, duke shtuar se Evropa është duke investuar “në vaksinën premtuese”.

Gjashtë muaj prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, koronavirusi ka infektuar më shumë se 17 milionë persona, derisa numri ditor i të prekurve nga Covid-19 po i afrohet shifrës 300,000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera