Lajme

BE reagon pas rrëzimit të Kurtit: Kosova në gjendje të vështirë politike

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 26 March 2020

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan Gazeta inFokus.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19, shkruan Express.

Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës, shkruan Gazeta Expres.

Në fund thotë se pas zhvillimeve të djeshme, hapat e radhës duhet të merren në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Pisonero./ Gazeta inFokus/.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera