Lajme

BE po përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë në 2 vjetorin e pushtimit të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 07 February 2024

BE-ja po përgatit një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës. BE pritet të fusë në listën e zezë disa bashkëpunëtorë të Kremlinit, por jo diplomatë dhe oligarkë rusë.

Sipas asaj që disa diplomatë europianë thanë dje, masat e reja do të synojnë ushtarë rusë dhe bjellorusë, të cilët po luftojnë kundër Ukrainës, kundër rusëve të përfshirë në rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina, si dhe kundër disa kompanive që po ndihmojnë Rusinë të marrë pjesë të armëve të ndaluara.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, tha se paketa e re e masave kundër Rusisë do të zbatohej deri në datën “simbolike” të 24 shkurtit, dy vjetorin e plotë pushtimi në shkallë të Ukrainës.

-Advertisement-

“Putin, keni gabuar”, tha von der Leyen, duke shtuar se sanksionet aktuale të BE-së tashmë e kishin “dobësuar” Rusinë.

Komisioni përpiloi listën e sanksioneve pas konsultimeve me shtetet anëtare gjatë fundjavës. Republika Çeke ka kërkuar të ringjallë një propozim të paraqitur në dhjetor për të kufizuar lirinë e lëvizjes së diplomatëve rusë në zonën Shengen të Evropës pa pasaporta, thanë burimet e BE-së për euobserver, që do të nënkuptonte, për shembull, se një diplomat rus i akredituar në Luksemburg nuk do të mund të vizitonte lirisht në Belgjikë ose Holandën fqinje.

Megjithatë, Austria, Gjermania dhe Franca thanë se do të ishte e vështirë të zbatohej masa në fjalë. BE dëboi më shumë se 300 diplomatë rusë me akuza për spiunazh në vitin 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera