BE në Kosovë: Mediat duhet të gëzojnë sigurinë dhe lirinë e palëkundur të shprehjes

Autori: Gazeta inFokus
12:18 | 03 May 2022
“Për raportim të besueshëm dhe të baraspeshuar, si shtylla e katërt e demokracisë, mediat duhet të jenë të lira, pluraliste dhe profesionale dhe duhet të gëzojnë sigurinë dhe lirinë e palëkundur të shprehjes”, tha sot ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ai ka thënë se çdo sulm ndaj gazetarëve, qoftë ai në internet, verbal apo fizik, është i turpshëm dhe duhet dënuar, thuhet në një komunikatë për media.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ai theksoi se Raporti i BE-së për Kosovën 2021 pranon se Kosova përfiton nga një mjedis mediatik pluralist dhe dinamik por që shqetësimet mbeten në lidhje me fushatat e njollosjes publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve.
“Çdo sulm ndaj gazetarëve, qoftë ai në internet, verbal apo fizik, është i turpshëm dhe duhet dënuar”, tha Szunyog.
Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve dhe formave të tjera të presionit ndaj mediave dhe përgëzoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për rolin e tij në mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së shprehjes.
Duke iu referuar fushatës së dezinformimit që buron nga agresioni rus kundër Ukrainës, ambasadori Szunyog theksoi nivelin e lartë të profesionalizmit të shumicës së mediave të Kosovës në raportimin për luftën në Ukrainë dhe përshëndeti gatishmërinë e Kosovës për të pritur gazetarë ukrainas në këto kohë të vështira.
Ai theksoi me shqetësim se mungesa e vetë-qëndrueshmërisë financiare të mediave në Kosovë u përkeqësua edhe më tej nga pandemia COVID-19, duke e lënë atë të cenueshme ndaj interesave politike dhe afariste, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje e qëndrueshme për financimin e transmetuesit publik.
Ambasadori Szunyog përshëndeti miratimin e kohëve të fundit nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Ndihmë Juridike Falas i cili, për herë të parë, do t’u shërbejë edhe profesionistëve të mediave.
“Miratimi i Ligjit për Ndihmën Juridike Falas nga Kuvendi ishte një hap në drejtimin e duhur për të siguruar lirinë e mediave në Kosovë, dhe BE-ja nga ana e saj do të vazhdojë të financojë, mbështesë dhe të punojë në nismat që kontribuojnë në profesionalizimin e mëtejshëm dhe qëndrueshmërinë e mediave”, tha Szunyog.
Ndihma e vazhdueshme e BE-së për sektorin e mediave në Kosovë arrin në 2 milionë euro, ndërsa 13.5 milionë euro shtesë janë ndarë për të mbështetur lirinë e mediave në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës 2021-2023.
Të tjera
-
Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zy...
-
Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë s’kanë lidhje me krizën globale të ushqimit që po shpaloset
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se sanksionet perëndimor...
-
100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor...
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...
-
Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës ...