BE në Ballkan – Edhe një vit i humbur
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 02 January 2019
Para 15 vitesh 6 vende të Ballkanit morën me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE. Por viti që po mbaron solli një sërë pengesash në këtë drejtim.
Viti 2018 për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën mund të quhet çdo gjë tjetër, por jo vit suksesi. Vërtet që Shqipëria dhe Maqedonia arritën si vende kandidate që Brukseli në qershor të vitit të ardhshëm të hapë negociatat e anëtarësimit. Por se si do të jenë forcat politike në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve europiane, e nëse do të ketë një shumicë për të hapur negociatat kjo nuk dihet.
Bosnja
Megjithë miliardat e BE-së, një ushtri të tërë diplomatësh dhe ekspertësh, Bosnje-Hercegovina ofron imazhin e një shteti të dështuar. Për shkak se katolikët kroatë, 15% e popullsisë, ndjehen se janë mënjanuar në zgjedhjet e kaluara, ata bëjnë pakt me serbët ortodoksë të Milorad Dodikut. Ai kërkon ta ndajë që sot pjesën serbe, me rreth 1 milionë banorë nga Bosnje-Hercegovina dhe t’i bashkohet “republikës mëmë”, Serbisë. Kjo bën që të mos dihet se kur do të përfundojë krijimi i qeverisë. Sepse nuk mund të funksionojë një pakt i tillë kundër vullnetit të myslimanëve boshnjakë, që përbëjnë me rezultat të ngushtë shumicën e popullsisë.
Maqedonia
Me pikëpyetje është po ashtu, nëse Maqedonia deri në atë kohë do të mund të ketë zgjidhur grindjen dhjetëra vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit dhe të ketë marrë emrin e ri “Maqedonia Veriore”. Në parlamentin grek një shumicë për këtë është edhe më e pasigurtë se në parlamentin maqedonas.
Kosova
Por më keq gjendja paraqitet në Kosovë: Qeveria dhe popzita bllokojnë në parlament njëra-tjetrën, duke sjellë një gjendje të paralizës politike. Misioni më i madh i BE për drejtësinë, EULEX pas 10 vjetësh dhe disa aferash korrupsioni brenda radhëve të veta duket sikur është dorëzuar. Popullsia shqiptare në shumicë, përkundër vullnetit të BE-së e dha sinjalin për krijimin e një ushtrie të vetës, dhe vendosi 100% dogana ndëshkuese për mallrat nga fqinji i padashur, Serbia. Dialogu i pasuksesshëm Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE prej vitesh tanimë është ndërprerë.
Shqipëria
Shqipëria që i ka dalë nami si “Kolumbia e Europës”, ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturimi i drejtësisë kanë ecur ngadalë.
Mali i Zi
Në Malin e Zi negociatat e anëtarësimit nuk kanë ndryshuar asgjë në atë që Milo Djukanovic që në maj u zgjodh president i vendit, përkundër të gjitha rregullave demokratike mbetet në këtë minishtet etaloni i të gjitha gjërave. Ai sundon prej 27 vjetësh e ndjehet ndërkohë kaq i fuqishëm, saqë në fund të nëntorit lejoi arrestimin e kreut të opozitës, Nebojsa Medojevic, megjithëse ai zotëron imunitet si anëtar i parlamentit.
Serbia
Në Serbi njeriu i fortë që sundon në vend e gjithçka është presidenti, Aleksandar Vuçiq. Ai kontrollon parlamentin dhe drejtësinë, si mediat dhe policinë.
Pse ndikon kaq pak politika e BE-së në Ballkan?
“Cili është shkaku i dështimit të deritanishëm të BE në Ballkan”, pyet ekspertja Gudrun Steinacker. Ajo ka qenë ambasadore në Shkup dhe Podgoricë dhe konsiderohet një nga njohëset më të mira të rajonit. Për herë të parë ka folur dikush nga qarqet e brendshme për deficitet e politikës së Ballkanit. Steinacker kritikon veçanërisht strategjinë e re të BE për Ballkanin Perëndimor të paraqitur në shkurt të këtij viti. Aty “gjenden analiza, por jo receta të reja”, thotë ajo. Nga ana tjetër reflektohet shumë pak “në mënyrë vetëkritike se çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet bërë”. Gudrun Steinacker shikon një gabim sistemik të BE-së në Ballkan. Përgjegjësi bëhet zbatues, sipas saj. “Të njëjtat qeveri, në masë të madhe me të njëjtët politikanë, që janë përgjegjës për gjendjen kritike do duhet tani të rregullojnë punët”.
Edhe ekspertë të tjerë në Ballkan arrijnë në të njëjtat përfundime: Ekonomisti amerikan me origjinë nga Beogradi, Branko Milanovic, drejtori i degës boshnjake të Transparency International, Srdjan Blagovcain e të tjerë theksojnë se në sistemet politike të 6 vendeve të Ballkanit bëhet fjalë për gjoja-demokraci, ku përmes manipulimeve masive, në krye del gjithmonë vetëm një parti.
Nga ana tjetër parti jodemokratike të prera për kryetarin e tyre e sigurojnë pushtetin përmes një sistemi klientelist. Në qendër të politikës nuk janë programe liberale dhe ideologji, në qendër është vjedhja dhe synimi që të mirat e siguruara të shpërndahen tek klanet e mbështetësve.
Ekspertët perëndimorë dhe vendas janë të mendimit, se kjo gjendje e vështirë mund të përmirësohet vetëm me tërheqjen e shoqërisë civile, mediave dhe organizatave jofitimprurëse. Sepse politikanët e gjithpushtetshëm do të bëjnë gjithçka për të ruajtur monopolin e pushtetit. Si pasojë, BE-së ata i provojnë se kanë vullnetin për gjoja reforma. Por rregulloret e ligjet më të mira nuk kanë asnjë efekt, nëse nuk praktikohen. Në të vërtetë bëhet gjithçka në Ballkan për të penguar modernizimin dhe progresin ashtu siç kuptohet në BE. Sepse një gjë e kanë të qartë të pushtetshmit në Ballkan: Nëse normat e BE vërtet vihen në jetë, ata e kanë të humbur pozitën./DW
Të tjera
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...