BE ndan gati 150 milion dollarë për të ndihmuar popullin afgan
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 20 September 2023
Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se do të ndajë 140 milionë euro (gati 150 milionë dollarë) në ndihmë për arsimin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë dhe avancimin ekonomik të grave në Afganistan.
Fondet ishin ngrirë në dhjetor 2022 për shkak të ndalimit të administratës së përkohshme talebane për gratë që punonin në organizata joqeveritare, tha blloku në një deklaratë, raporton aa.
Aty thuhet se vendimi për lirimin e fondeve u bazua në gjashtë muaj monitorim dhe vlerësim të parimit “për gratë nga gratë”, i cili siguron që gratë dhe vajzat afgane të marrin pjesë në të gjitha aspektet e procesit të dhënies së ndihmës.
Fondet do të vazhdojnë të drejtohen përmes agjencive të OKB-së, OJQ-ve ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, të cilat të gjitha punojnë në terren, sipas deklaratës.
Mbështetja do të forcojë gjithashtu fuqizimin ekonomik të grave duke rritur zhvillimin e aftësive të tyre, duke lehtësuar aksesin në financa dhe mundësitë e tregut, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe duke mbështetur ndërmarrjet e vogla të udhëhequra nga gratë, u tha në deklaratë.
“Ne e dimë se sa e vështirë ka qenë për të drejtuar situatën gjithnjë e më të rëndë në Afganistan. Megjithatë, gjatë gjashtë muajve të fundit komuniteti ndërkombëtar ka gjetur një mënyrë për të ofruar mbështetjen dëshpërimisht të nevojshme për gratë, vajzat dhe grupet e tjera të cenueshme,” tha Jutta Urpilainen, në deklaratën e komisionerit për partneritetet ndërkombëtare.
Urpilainen nënvizoi se mbështetja ofron zgjidhje jetese për miliona, ndërkohë që nuk njeh administratën de facto të talebanëve.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...