BE me një strukturë të re për të luftuar pastrimin e parave
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 23 February 2024
Qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti mbi Main, u përzgjodh ndër tetë konkurues të tjerë për vendosjen e selisë së Autoritetit të BE-së kundër Pastrimit të Parasë (AMLA).
Një strukturë e re e Bashkimit Europian e konceptuar për të ndaluar pastrimin e parave dhe skemat për anashkalimin e sanksioneve do ta ketë bazën në Gjermani, në qytetin Frankfurt mbi Main, komunikoi presidenca belge e BE-së të enjten (22.02.2024).
Nëntë qytete konkurruan për vendosjen e selisë së autoritetit të BE-së AMLA (Anti-Money Laundering Authority): Brukseli, Dublini, Frankfurti, Madridi, Parisi, Riga, Roma, Vjena dhe Vilna. Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian ranë dakord, që agjencia të vendoset në qytetin qendër të financave të Gjermanisë, Frankfurt, ku e ka selinë edhe Banka Qendrore Europiane.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha, se ky vendim do ta forcojë edhe më shumë Frankfurtin si një qendër financiare europiane.AMLA do të luftojë aktivitetet ilegale financiare në BE
Agjencia, që do të luftojë pastrimin e parasë dhe terrorizmin financiar, do të ketë një personel prej rreth 400 punonjësish dhe do të nisë nga puna në vitin 2025.
Mungesa e një autoriteti të BE-së për të kontrolluar paratë ilegale e nxiti Komisionin e BE-së që të diskutojë në vitin 2021 lidhur me konceptimin e strukturës AMLA, që do të ndihmojë në koordinimin e luftës kundër aktiviteteve ilegale ndërkufitare financiare.
AMLA do të ketë kompetenca mbikqyrëse si dhe penalizuese në rastet e shkeljeve serioze ose të përsëritura.
Parlamenti i BE-së i involvuar në procesin e vendimmarrjes
Me votimin nga eurodeputetët të enjten (22.02.2024) ishte hera e parë që Parlamenti i BE-së u involvua në një process për përzgjedhjen e venddodhjes së një agjencie të BE-së.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u përpoq fort që Frankfurti të ishte selia e këtij autoriteti të BE-së, vuri në dukje ministria duke nënvizuar, se “jemi të kënaqur që përpjekja jonë rezultoi me sukses.”
“Luftimi i krimit financiar është një prioritet kryesor për Gjermaninë dhe BE-në, e kjo do të vihet në jetë përmes AMLA-s në Frankfurt”, shkruajti në platformën X Ministria e Financave./DW
Të tjera
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...