BE: Kthimi i serbëve të Kosovës në institucione, pjesë themelore e marrëveshjes
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 18 April 2023
Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimin e Listës Serbe dhe të partive të tjera që përfaqësojnë serbët e Kosovës për të mos marr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit në komunat në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se një pjesë themelore e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit është edhe kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal.
Ai tha se BE-ja është angazhuar me të dyja palët për të shtendosur tensionet dhe që serbët të përmbushin detyrimet e tyre të dialogut të kthehen në institucione dhe që Kosova të mundësojë të bëhet ky rikthim.
“Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, tha Stano.
Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në zgjedhjet në katër komunat në veri, të rishpallura nga presidentja Osmani për t’u mbajtur më 23 Prill. Tensionet u rritën në prag të mbajtjes së zgjedhjeve dhe një numër makinash të riregjistruara me targat me RKS të pronarëve serbë u dogjën në dy javët e fundit.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i tha RTV21 se i takon Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke lënë të kuptohet se BE-ja nuk do të mund të detyrojë pjesëmarrjen e askujt në procese, siç u cilësuan, demokratike.
“Megjithatë, BE-ja nuk mund t’i detyrojë këto procese demokratike të jenë të suksesshme. Është detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore”, tha zëdhënësi Stano.

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
































