BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve

Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 15 September 2023
Asnjë ujdi mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit të dështuar në Bruksel, Bashkimi Evropian akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës.
Borrell tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte këmbëngulur në Bruksel, se para dhënies së autonomisë për komunat serbe në Kosovë, Serbia duhet që ta njohë Kosovën, tha Borrell.
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme është shprehur, se i ka propozuar Kurtit dhe Vuçiqit që të zhvillojnë paralelisht planet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe njohjen e Kosovës. Konkretisht propozimi i Borrell ishte që një kohë që fillon ngritja e Asociacionit të rënë në ujdi prej kohësh, nga ana e Serbisë do të fillonin hapat për njohjen e Kosovës. Por Kurti për fat të keq ka këmbëngulur në njohjen e Kosovës si hap të parë, u shpreh Borrell, kurse Vuçiq e pranoi këtë propozim.
Borrell paralajmëron nga gjendja e stanjacionit
Borrell paralajmëroi të dyja palët për stanjacionin dhe se ai do të pengojë anëtarësimin e dëshiruar në BE. “Pa normalizim as për Kosovën dhe as për Serbinë nuk do të ketë një të ardhme evropiane”, citon Reuters të ngarkuarin e BE, Josep Borrell. Kështu edhe takimi i fundit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE nuk solli asnjë sukses edhe pas disa orë negociatash.
Kryeministri Kurti u kundërpërgjigj pas reagimit nga BE dhe akuzoi BE për anshmëri dhe se ka bërë të vetin pozicionin e Serbisë. Presidenti Vuçiq nga ana e tij kërkoi që bisedimet të vazhdonin. “Ne duhet të bisedojmë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, tha Vuçiq.
Edhe mediat gjermane e kanë pasqyruar takimin e së enjtes (14.09.) në Bruksel, dhe theksojnë mosarritjen e ujdisë mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. “Përpjekjet e BE për të shtensionuar tensionet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë dështuan sërish”, shkruan portali online i ZDF. Kurse Deutschlandfunk shkruan se “përpjekja për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e BE ishte sërish e pasuksesshme”./DW

Të tjera
-
Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 27C
Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më ...
-
“#asnjecentmeshume”, Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve
Pak orë pasi ZRRE-ja njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për...
-
Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë
Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i...
-
Thẹret një person në Prishtinë
Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në ...
-
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entiteti...
-
Përleshje fizike mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një pë...
-
Bajrami pas propozimit të ZRRE-së: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të...
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...