BE konfirmon takimin mes Kosovës e Serbisë në Bruksel
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/unnamed-2022-06-20T195503.6891.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
20:09 | 20 June 2022
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të jetë në rend dite marrëveshja për energji dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për një vit nuk ka pasur takime në nivel të tillë.
“Nesër, më 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve” tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Ai ka thënë se “takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.
BE-ja pret që në këtë takim në nivel kryenegociatorësh të ketë një konsensus konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për të çështjen e të pagjeturve. Për takime janë ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi edhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq.
Sa i përket marrëveshjes për energji diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të, ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashme palët vetëm do të pajtohen për planin e implementimit të saj. BE pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Sa i përket mundësive për takimin e nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiq, burimet e BE-së thonë se kjo do të varet nga gatishmëria e palëve për të arritur rezultate konkrete në dialog. Nëse në nivel të krye-negociatorëve të martën do të ketë rezultat atëherë edhe mundësitë për takim në nivel të artë do të jenë më të mëdha thonë burimet diplomatike në Bruksel./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
Rohde i cilëson si “ngarkesë” 3 kushtet e djeshme të Kurtit – Serbia po e shkel nenin 4 të Marrëveshjes Bazike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e djesh...
-
Serbi i arrestuar për spiunazh filmonte fshehurazi policinë e KFOR-in, është agjent rezident i BIA-s
Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, është arrestuar mbi dyshimet për s...
-
BE pas ndalimit të Festivalit “Mirëdita…”: Zhgënjyese, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festiva...
-
Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor
Një aksion i Policisë i zhvilluar në Lipjan ka rezultuar me arrestimin e një ...
-
“Nuk e keni kalu traumën e GJND-së” – Zëvendësministri Vokrri ballafaqohet me ish-ministrin e jashtëm serb
Zëvendësministri i i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vo...
-
Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, këto janë vendimet që u morën
Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgje...
-
Valon Syla: Dimali po rren, edhe vetë ka qenë pjesë e tagjisë sa ka punuar gazetar
Gazetari Valon Syla e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Bas...
-
Konjufca priti në takim delegacionin e deputetëve të CSU-së të Parlamentit të Bavarisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
Krimet Ekonomike arrestojnë instruktorin e një autoshkolle, mori ryshfet për t’ia kryer dikujt testin për patentë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsio...
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...