Lajme

BE konfirmon se do të nisin bisedimet teknike me Minskun për emigrantët

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 18 November 2021

Komisioni Evropian konfirmoi sot se do të ketë “bisedime teknike” me Minskun për kthimin në vendet e tyre të emigrantëve të grumbulluar në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë.

Komisioni do të mbajë bisedime teknike për riatdhesimin me Komisionarin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe Bjellorusinë, shkroi një zëdhënës i Komisionit Evropian në Twitter, pa detaje të mëtejshme. Ai përsëriti se Bjellorusia duhet të sigurojë qasje në ndihma humanitare dhe të sigurojë strehim për emigrantët në vend. Ai shtoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, vazhdon kontaktet me njëzet e shtatë evropianët për këtë çështje.

Bjellorusia njoftoi sot se ka rënë dakord të organizojë “negociatat” me Brukselin për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në kufijtë e BE-së, pas një bisede telefonike mes presidentit Alexander Lukashenko dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Sipas presidencës bjelloruse, të dy liderët ranë dakord se i gjithë problemi është në nivelin e Bjellorusisë dhe BE-së dhe se zyrtarët e emëruar nga secila palë duhet të fillojnë menjëherë negociatat.

-Advertisement-

“Në këtë kontekst, dëshira e refugjatëve për të shkuar në Gjermani do të merret parasysh,” tha presidenca bjelloruse në një deklaratë. Megjithatë, në një deklaratë, Berlini i interpretoi ndryshe bisedimet, duke thënë se ishte vetëm një çështje bashkëpunimi midis Minskut dhe BE-së për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të gjetur opsione për riatdhesimin e emigrantëve në bashkëpunim me OKB-në dhe BE-në.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kampuar prej ditësh në mot të akullt dhe kushte të dëshpëruara përgjatë kufirit polak në anën bjelloruse, me shpresën se do të mund të hyjnë në BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera