Lajme

BE konfirmon ardhjen e Lajçakut në Prishtinë, me kërkesë të Borrellit pas mbledhjes së Këshillit të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 03 July 2023

Zyra për shtyp e BE’së ka konfirmuar vizitën e ndërmjetësuesit të Dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, këtë javë, në Kosovë dhe Serbi. 

Sipas zëdhënëses Zoï Muletier, Zoï Muletier, të dërguarit të Bashkimit Evropian për ndërmjetësim, Mirosllav Lajçak, javën e kaluar, pas mbledhjes së Këshillit Evropian i është kërkuar kërkuar nga Joseph Borrell që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi “për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara Dialogun”.

“Pas Këshillit Evropian javën e kaluar, Përfaqësuesi i Lartë i ka kërkuar EUSR Lajčák të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi në ditët në vijim për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në përgjigjen e BE-së gazetën online Reporteri.net.

-Advertisement-

“Është një pjesë integrale e punës së një EUSR të udhëtojë për të parë partnerët në terren. EUSR Lajčák është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara Dialogun”, thotë tutje përgjigja.

Ndryshe, sipas raportimeve, në Prishtinë, Lajçak pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

BE-ja vazhdon të përsërisë thirrjet për të dyja palët që të bëjnë hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që e ndërmjetëson Brukseli. Këto thirrje u bënë edhe gjatë samitit të fundit të liderëve të BE-së që u mbajt javën e kaluar në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera