BE-ja sot çel negociatat për Tiranën dhe Shkupin, kjo është agjenda

Autori: Gazeta inFokus
07:50 | 19 July 2022
Kjo e martë shënon ditën e nisjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.
30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.
Në orën 15:00 është planifikuar edhe një takim ‘screening’ i kryenegtociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.
Më pas, në orën 18:00 do të ketë një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.
Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë që do të mbahet të martën është vetëm fillimin e një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë, e që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane.
Hapja e negociatave nënkupton edhe ndarjen “de facto” të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit, pavarësisht se ishte pikërisht vetoja bullgare ndaj shkupit zyrtar që për më shumë se dy vite mbajti në vend edhe nisjen e procesit me Tiranën.
Ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas tij skenari më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE./A2/
Të tjera
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar në Shqipëri
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Krasniqi, Begaj e Totaj drekojnë në Prizren
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke...
-
Zëdhënësi i AAK-së e quan Kurtin “hiç” e këshilltarin e tij Hoxha “viç”
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka reaguar pas një deklarate të këshilltari...
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Ky është 17 vjeçari që vdiq në Qyshk të Pejës
Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shty...
-
“Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë”, lajm i keq nga Britania
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pa...
-
Rëndohet gjendja, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë
Autoritetet ruse në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të g...
-
Ramiz Lladrovci ka disa sugjerime për Kryeministrin Kurti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Ku...
-
Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme
KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve do të ...
-
KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Ele...
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...